Në një tubim entuziast në Romajë, Driton Selmanaj ka theksuar mbështetjen masive që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, veçanërisht nga banorët e kësaj zone.
“Edhe Romaja e paska ndarë mendjen, LDK e para edhe në Has,” tha Selmanaj, duke nënvizuar mobilizimin e madh të banorëve që janë rreshtuar pas numrit 124.
Selmanaj shprehi gjithashtu se këto tubime masive po u japin energji dhe motivim të shtuar për të vazhduar fushatën dhe për të punuar më shumë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Hasit.
Postimi i plotë:
Edhe Romaja e paska ndarë mendjen, LDK e para edhe në Has.
Edhe në Romajë pritje e ngrohtë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, të gjithë të mobilizuar rreth numrit tonë 124.
La Isuf dhe Ardiani, kishin punuar fort që Romaja t’i bashkangjitet karvanit të ndryshimit me LDK-në.
Këto tubime masive, po na japin energji që të mos ndalemi asnjë hap.