Selmanaj: Do të mbështes klubet lokale dhe talentet e reja për zhvillimin e sportit në Prizren

0
109

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një vizitë në KF “LIRIA”, ku është pritur nga trajnerët, lojtarët dhe stafi i klubit, shkruan 04 Online.

Selmanaj ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e klubit në zhvillimin e sportit dhe të rinisë prizrenase, duke theksuar se sporti është më shumë se garë – është ndërtim komuniteti dhe krijim vlerash.

“Sporti nuk është vetëm garë apo aktivitet fizik, por një mënyrë për të ndërtuar komunitet, për të mësuar vlera dhe për të hapur mundësi për të rinjtë e Prizrenit,” – ka thënë Selmanaj.

Ai ka shtuar se programi i tij për sportin përfshin mbështetje për klubet lokale, investime në infrastrukturë sportive, trajnim të trajnerëve dhe programe për talentet e reja, duke premtuar se sporti do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here