Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka deklaruar se do të përkrahë fuqishëm të rinjtë dhe idetë e tyre kreative, shkruan 04 Online.
Ai tha se beson në potencialin e të rinjve për të shndërruar idetë në biznese të qëndrueshme, nëse u ofrohet mbështetja e duhur.
“Do të investoj në idetë e të rinjve, duke hapur hapësira për start-up, freelancerë dhe qendra inovacioni që i kthejnë idetë në biznese të qëndrueshme.”, u shpreh Selmanaj.
Sipas tij, koha është që Prizreni të bëhet qyteti që u jep krahë ëndrrave të reja.