Selmanaj: Çfarë po bëjnë institucionet shtetërore për lirimin e ushtarit të UÇK-së Hasan Dakaj?!

0
253

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar edhe një herë rreth arrestimt të ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj.

Dakaj është arrestuar më 5 janar në shtetin e Serbisë.

Selmanaj e ka vlerësuar të papranueshme dhe të pakuptimtë mungesën e përkushtimit të bartësve të institucioneve të Kosovës për lirimin e Dakajt.

“Po bëhen gati 1 muaj që kur ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj nga Korisha, Komuna e Prizrenit, është arrestuar nga policia serbe në Merdarë, teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.
Hasani me 5 janar 2024 ishte nisur drejtë Italisë, për të gjetur ndonjë mundësi punësimi për shkak të gjendjes shumë të rëndë financiare të familjes së tij.
Informatat e familjarëve tregojnë se ai po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd dhe nga regjimi dhe autoritetet në Serbi po akuzohet për “krime” gjatë kohës së luftës në Kosovë.
E papranueshme dhe e pakuptimtë mungesa e përkushtimit të bartësve të institucioneve të Kosovës për lirimin e Hasanit.
Hasan Dakaj nuk është arrestuar si një person fizik apo një qytetarë i thjeshtë i Kosovës, por si një ushtarë i ushtrisë më të lavdishme në historinë e kombit shqiptarë.
Qeveria dhe institucionet e Kosovës, duhet pa rreshtur të jenë në kontakt me zyret diplomatike të vendeve të fuqishme qoftë në Kosovë qoftë në Serbi, për të shtuar presionin mbi shtetin e Serbisë për lirimin e ish luftëtarit të lirisë.
Institucionet shtetërore dhe ato lokale deri tash nuk kanë treguar as kujdesin minimal për gjendjen socio-ekonomike të familjes së Hasanit, për gruan dhe 3 fëmijët e tij të vegjël.
Deri sot bashkëfshatarët e tij, janë organizuar për gjetjen e formave vullnetare për ti dalë në ndihmë vështirësive jetësore të fëmijvë të tij.
Hasani meriton lirinë për të cilën luftoj!
Hasani dhe familja e tij meritojnë mbështetje dhe përkujdesje të madhe institucionale!
Hasani nuk guxon të harrohet!”, thuhet në reagimin e Selmanajt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here