Driton Selmanaj, kandidat për deputet nga LDK-ja, mori pjesë në tubimin zgjedhor me qytetarët e Prizrenit në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu”.
Ai shprehu kënaqësinë që qytetarët po mbështesin ndryshimin dhe angazhimin për të mirën e Kosovës.
Selmanaj theksoi rëndësinë e mbështetjes për kandidatët e Prizrenit, duke falenderuar banorët për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj vizionit të përbashkët.
Postimi i plotë i Selmanaj:
Pas Lubizhdës, u bëmë bashkë me qytetarët e Prizrenit në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” me strukturat tona dhe banorët e kësaj ane, për të bashkëbiseduar e shpalosur programin tonë qeverisës.
Është kënaqësi që qytetarët po i përgjigjen ftesës që ndryshimin ta bëjmë bashkë, gjithmonë për të mirën e Kosovës.
Kandidatët tanë të Prizrenit, meritojnë përkrahjen nga të gjithë.