Selman Kolgeci merr mbështetje të madhe në Vraniq, në tubim mori pjesë edhe Lumir Abdixhiku

0
37

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Selman Kolgeci ka marrë mbështetje shumë të madhe nga banorët e Vraniqit, në një tubim ku nuk mungoi as kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku.

Në këtë tubim zgjedhor morën pjesë edhe zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, teksa pjesëmarrja e banorëve të Vraniqit ishte masovike.

Kolgeci para të pranishmëve theksoi rëndësinë pse qytetarët e Kosovës pse duhet t’ia japin votën LDK-së, duke bërë me dije se Kosova e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku si kryeministër do të jetë më e fortë duke ruajtur dhe zhvilluar raportet më aletatët strategjik, veçmas me SHBA-në.

Poashtu, Kolgeci premtoi se do të jetë zëri i banorëve të Vraniqit dhe jo vetëm në Kuvendin e Kosovës, derisa bëri me dije se shumë projekte strategjike priten të realizohen në këtë lokalitet, në Suharekë dhe në mbarë Kosovën në qeverisjen e ardhshme të udhëhequr nga LDK-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here