Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vozitur atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

0
43

Policia ka sekuestruar një Lamborghini në Prizren, ndërsa duke e vozitur atë ka qenë një fëmijë 11 vjeçar.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur me datën 21 nëntor, transmeton Telegrafi.

“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai. Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar, i njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion”./Telegrafi/ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here