Me datë 26 gusht 2022 policia në Prizren ka marrë informacion se një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerrë rërë në bregun e lumit Drini, në fshatin Romaj të Prizrenit.
Policia ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasë në një kamion dhe një mjet të rëndë ngarkues.
“Janë informuar inspektorët kompetentë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktuale dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë. Policia pasi që ka kontaktuar me prokurorin kujdestar ka marrë urdhër që mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim, të sekuestrohen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuar për këtë rast është pronari i kompanisë, ndaj të cilit është filluar procedurë penale për veprën penale “Ndotja, degradim apo shkatërrimi i mjedisit”.
Policia ka sqaruar se për shkaqe teknike, mjetet e rënda janë ruajtur nga policia deri me datë 29.08.2022 kur edhe janë sekuestruar.