Garës së 9 shkurtit për një vend në Kuvendin e Kosovës i ka hyrë edhe ish zëvendësministri i MKRS-së, Sejnur Veshall.
Veshall vjen nga radhët e Partia Rome e Bashkur e Kosovës, dhe në këto zgjedhje ka numrin 4.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Veshall ka renditur disa nga arsyet pse është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke premtuar se do të punojë për fuqizimin e rolit dhe pozitës të komunitetit rom në Prizren dhe mbarë Kosovën.
Postimi i plotë i Veshall
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vulosur emrin tim në këto zgjedhje.
Vendimi im për tu bërë zëri juaj nuk është thjeshtë një vendim personal, por si një thirrje e shpirtit tim për të përfaqësuar ata që më shohin si urën mes së tashmes dhe një të ardhmeje më të drejtë.
Andaj, ju njoftoj se pavarësisht sfidave, nuk do të pushoj së punuari për ata të cilët më besojnë dhe i përfaqësoj. Nuk do ta lejoj që zëri juaj të mos përfaqësohet.
Dhe kjo, pikërisht është arsyeja përse nuk u dorëzova.
Angazhimi im nuk garon me askënd por tani unë jam në një udhëtim ku ideali dhe realiteti synojnë të gjejnë prehje në veprim.
Jam këtu sepse besoj thellë se komuniteti ynë nuk është i destinuar për heshtje dhe harresë. Rikthimi im është një akt i përkushtimit ndaj shpresës që gjendet në shpirtin e secilit nga ne që beson në potencialin tonë të përbashkët. Ky është misioni im: të përkthej dëshirën për ndryshim në veprim të ndërgjegjshëm, të kthej shpresën në energji dhe energjinë në realitet.
Më 9 shkurt, do të jemi në zgjedhjet parlamentare. Si kandidat për deputet, do ti prij ndryshimit dhe do të punoj pa u lodhur për të siguruar një përfaqësim të denjë të komunitetit tonë.
Politika për mua është arti i ndërtimit të një bote më të drejtë, një akt moral dhe filozofik që i kundërvihet heshtjes. Komuniteti Rom nuk mund të mbetet një hije në histori; ai duhet të jetë drita që udhëzon rrugët e reja. E ardhmja jonë duhet të jetë një simfoni ku çdo zë gjen vendin e tij, ku dinjiteti dhe e drejta nuk janë më thjesht koncepte, por realitete.
Jam në listë sepse dua ti përfaqësoj ata që më besuan dhe bashkarishtë ta sjellim fuqinë transformuese të bashkimit dhe të vizionit të qartë. Jam këtu të dëshmoj se çdo sfidë mund të shndërrohet në mundësi kur përfaqësojmë vlera të përjetshme si drejtësia dhe barazia. Ky është angazhimi im: të krijoj një realitet ku zërët e komunitetit tonë nuk janë më thjesht një jehonë, por forca që lëviz historinë.
Unë jam këtu për të shprehur një të vërtetë të thjeshtë, por të thellë: ndryshimi nuk lind nga pritja, por nga veprimi. Sot, jo nesër, është koha që zërët tanë të kumbajnë fuqishëm dhe që historia jonë të shkruhet me krenari.
Ky është momenti jonë, dhe unë jam këtu për ta jetuar dhe ndërthurur atë në jetën e çdo individi që beson në ndryshim.