Së fundmi janë shtuar rrufetë, pse nuk duhet të bëjmë kurrë dush në mot të tillë?

0
1047

Ka disa mënyra për t’u mbrojtur nga rrufetë. Nëse jeni jashtë mos qëndroni poshtë një peme. Tashmë kemi mësuar se si të qëndrojmë larg rrufesë kur ndodhemi në qiell të hapur, sidomos pas datës 15 gusht, kur vjen moti i keq për të na kujtuar se vera po mbaron. Por ka dhe një “sekret” tjetër. Mos u lani nëse ka rrufe. Pse?

Uji dhe metali

Edhe pse gjasat për t’u goditur nga rrufeja janë shumë të vogla, gjatë një stuhie duhet të shmangim çdo kontakt me ujësjellësin dhe ujin e rrjedhshëm. Me fjalë të tjera, mos bëni kurrë dush, as mos lani enët. James Rawling, profesor i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, e shpjegon këtë në një artikull të botuar në “The Conversation”.
“Nëse rrufeja godet një shtëpi, ajo mund të kalojë lehtësisht përmes sistemit hidraulik të një ndërtese, pasi tubat metalikë dhe uji (rreziku është më i vogël me ato plastike) janë përçues elektrikë. Dhe pikërisht në dush në banjën tonë janë të dyja materialet”, shpjegon ai.

Përçues elektrikë

Rrufeja mund të kalojë përmes sistemeve elektrike dhe sistemeve të marrjes së radios apo televizionit. Prandaj duhet shmangim përdorimin e çdo gjëje që është e lidhur me një prizë elektrike, kompjuter, TV, lavatriçe, lavastovilje, sobë. Të mbështetesh pas mureve të shtëpisë ose të shtrihesh në dysheme nuk është gjithashtu një ide e mirë. Betoni nuk është përçues, por mund të bëhet i tillë nëse është me armaturë apo përforcim metalik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here