Katër ndeshje pa fitore, midis kampionatit dhe Europës, por për momentin nuk ka asnjë revolucion në Juventus.
Humbja në Champions League përballë Benfica-s në shtëpi ka irrituar në maksimum tifozët të cilët kërkojnë menjëherë largimin e trajnerit Max Allegri, por klubi duket se nuk është në pozitat e duhura për ta shkarkuar.
Kjo është për shkak të kontratës së Allegri-t dhe klubi kërkon të bëjë edhe një “sforco” të fundit për të ndryshuar kurs dhe kthesa kërkohet ndaj Monza-s në fundjavë.
Allegri do të mungojë në këtë përballje pasi është i skualifikuar nga java e kaluar, pas polemikave në fundin e takimit ndaj Salernitana-s. Trajneri duhet të rizbulojë frymën dhe motivimin e një skuadre që deri tani ka fituar vetëm dy ndeshje nga tetë të fillim-sezonit dhe trajneri italian ka akuzuar skuadrën për rënie të gjendjes fizike dhe probleme shqetësuese të karakterit, gjëra që duhet të ndryshojnë menjëherë.
“Së bashku” ishte mesazhi i Juventus në rrjetet sociale, por tani e tutje është e ndaluar të gabosh.
Klubi ka vendosur një datë për të bërë bilancin e punës dhe bëhet fjalë për 13 nëntorin, kur Seria A dhe Champions League do t’i lënë vendin Kupës së Botës, Katar 2022.