Luksi është diçka e cila nuk nevojitet për të mbijetuar, përkundrazi tregon jetesën e mirë dhe lidhet ngushtë me kënaqësinë, cilësinë dhe ekskluzivitietin.
Më parë, luks quanim një produkt ose shërbim i cili na ofronte një përvojë të veçantë. Këto produkte e shërbime bënin ndryshimin në treg në sajë të disajnit të jashtëzakonshëm, veçorive unike dhe cilësisë së pakrahasueshme. Titullin “markë luksoze” e meritonin vetëm ato marka mode të cilat krijonin veshje dhe aksesorë jashtë të zakonshmes, krijonin risi dhe përdornin materiale ekologjike e mjeshtëri gjatë procesit të punës. Produkti që nxirrnin në treg ishte i personalizuar dhe jo të gjithë kishin fatin dhe “luksin” që ta zotëronin e ndaj trajtoheshin me kujdes e trashëgoheshin brez pas brezi. Njerëzit të cilët blinin veshje luksoze e përdornin atë si një mënyrë për të shprehur individualitetin, statusin dhe stilin e tyre personal. Në ditët e sotme, jeta e luksit ka marrë gradualisht forma nga më të ndryshmet pasi e përdorim shpesh në shoqëri për të përshkruar gjthçka, që nga makinat sportive të shtrenjta, pushimet në Maldive deri tek produktet e grimit dhe parfumet “niche”. Pra ideja e luksit në vitit 2023 mesa duket bie ndesh me përkufizimin parësor të tij pasi tani mund ta gjejmë kudo. Pikërisht për këtë arsye, lehtësia me të cilën gjejmë luksin bie në kundërshtim me ekskluzivitetin që e shoqëron atë.
Kështu që le të ndalemi tek luksi në industrinë e larmishme të modës. Industrinë ku tregu sundohet nga hierarkia e markave me emër, estetika e së cilave ndryshon vit pas viti me ardhjen e trendeve të reja. Çfarë nuk ka ndryshuar, janë copëza të stilit të “parave të vjetra” që janë të konsideruara luks pavarësisht ndryshimeve rrënjësore të shoqërisë. Këtë vit, po përqafohet plotësisht luksi minimalist i cili nuk kërkon vëmendje, por vetëm sa shfaqet për të treguar se nuk është harruar dhe se është i përjetshëm.Ndoshta u hutuat pak, apo jo? Ne jemi këtu për t’ju treguar pikërisht sesi mund të bëheni pjesë e kësaj tendence e cila nuk del kurrë nga moda dhe arrin t’i rezistojë kohës ndonëse nuk është aq e lehtë për t’u kombinuar pa pak stil individual.
Xhaketat “oversize”
Bizhuteritë që bien në sy
Fustanet-këmishë
Mbivendosja e veshjeve ngjyrë “nude”
Pantallonat e gjera
Fundet me linja të pastra
Balerinat