Scholz përshëndet vendimin e Turqisë për Suedinë në NATO

0
160

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila e ratifikoi në parlament anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Scholz thotë se ky është një vendim i drejtë, dhe se Suedia forcon aleancën NATO.

”Vendimi i sotëm i Parlamentit turk për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO është i rëndësishëm dhe i drejtë. Ajo forcon aleancën tonë. Ne presim që Suedia tani do të jetë në gjendje të anëtarësohet zyrtarisht në Aleancën Atlantike shumë shpejt”, tha ai.

Parlamenti turk aprovoi të martën kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e sjellë vendin nordik një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake pas 20 muajsh vonesë./R

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here