Sarrin “nuk e lënë të qetë”, trajneri refuzon ofertën nga klubi i Premier League

0
183

Kanë kaluar vetëm dy javë nga koha kur Maurizio Sarri vendosi të japë dorëheqjen nga Lazio dhe menjëherë në drejtim të trajnerit të njohur toskan kanë vërshuar ofertat.

Më e fundit ka ardhur nga Premier League, nga klubi historik i Nottingham Forest, që i ka vënë në tavolinë një kontratë 3-vjeçare me pagë mjaft të mirë, megjithatë nuk ka mjaftuar për të bindur Sarrin.

Trajneri duket i vendosur të pushojë deri në fund të sezonit dhe të vendosë me qetësi të ardhmen e tij, teksa gjasat janë që të mbetet në Serinë A, aty ku Fiorentina është klubi që ka bërë edhe kontakte konkrete.

Sarri ka drejtuar në Premier League Chelsean, ku ia doli të triumfojë edhe në Europa League, duke lënë një emër pozitiv në kampionatin anglez./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here