Maurizio Sarri nuk pritet të qëndrojë gjatë pa punë, pasi klube të shumta kanë shfaqur interes për teknikun toskan, i cili u largua nga Lazio në mesin e muajit mars, pas disa rezultateve negative me kryeqytetasit.
Së fundi për Sarrin ka shfaqur interes të fortë edhe Newcastle, që duket i pakënaqur me punën që ka bërë Eddie Howe këtë sezon dhe i ka vënë syrin pikërisht teknikut italian për t’i besuar skuadrën për sezonin e ri.
Sarri ka një eksperiencë pozitive në Angli, pasi ka drejtuar një sezon Chelsea-n dhe ka fituar edhe Europa Leaguen, teksa Newcastle është gati t’i ofrojë një mundësi të dytë trajnerit për të punuar në Premier League.
Ndërkohë, në Itali Sarri ndiqet me interes nga Fiorentina, megjithatë klubi vjollcë nuk mund të ofrojë kurrsesi shifrat që është gati të paguajë Newcastle për trajnerin e mirënjohur./SS