Saramati: Potenciali i mërgatës, çelësi për zhvillimin ekonomik të vendit

0
32

Afërdita Saramati, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga “Koalicioni për Familjen,” ka vlerësuar rolin e mërgatës si motor të zhvillimit ekonomik, duke theksuar se mërgata nuk është vetëm burim remitencash, por një potencial i jashtëzakonshëm për inovacion dhe prodhim.

Saramati është zotuar se do të angazhohet për krijimin e kushteve konkrete që do të mundësojnë përfshirjen aktive të mërgatës në ekonominë e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët prodhues dhe inovativ, për të ndihmuar zhvillimin afatgjatë të vendit.

Postimi i plotë i Saramatit:

Mërgata: Motor i zhvillimit, jo vetëm tulla dhe beton!

Mërgata përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Si pjesë e legjislacionit të ardhshëm, do të angazhohem për krijimin e kushteve konkrete që mundësojnë përfshirjen aktive të mërgatës në sektorët prodhues dhe inovativë. Në vend që të kufizohet te betonizimi, mërgata duhet të jetë katalizator i rritjes ekonomike përmes investimeve në teknologji, industri dhe sipërmarrje kreative. Ne do ta shfrytëzojmë në mënyrë strategjike këtë pasuri të çmuar.

Eman Rrahmani 1✔️

Aferdita Saramati 12✔️

#koalicionipërfamiljen 129✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here