Saramati: Në kuvend do të ngriti çështjen mbi kujdesin e kafshëve dhe mjedisit

0
43

Kandidatja për deputete e “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati në kuadër të aktiviteteve elektorale është shprehur se në Kuvendin e Kosovës do të ngrit çështjen mbi kujdesin e kafshëve dhe mjedisit.

Saramati, njëherit ka kërkuar nga qytetarët që të mbështetet kjo qasje duke e votuar më 9 shkurt.

Postimi i plotë në ‘Facebook’:

Të gjithë jemi krijesa të Krijuesit, dhe njeriu si mëkëmbës i Tij në tokë ka përgjegjësi për gjithçka.

Zoti e ka krijuar njeriun si mëkëmbës në tokë, duke i dhënë përgjegjësinë për të kujdesur për të gjitha krijesat. Ky rol kërkon përkushtim, drejtësi dhe dhembshuri për botën që na rrethon – për njerëzit, për natyrën dhe për kafshët. Nëse duam të kuptojmë nivelin tonë si shoqëri, mjafton të shohim se si trajtohen qenët endacakë apo kafshët që mbahen në kushte të papranueshme.
Në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësoj një vizion që përqafon mëshirën dhe përgjegjësinë. Kujdesi për kafshët dhe mjedisin nuk është vetëm një akt njerëzor, por edhe një shprehje adhurimi ndaj Krijuesit. Për një shoqëri më të mirë, është detyra jonë të mbrojmë gjithçka që na është besuar në këtë botë.
Më 9 shkurt, ju ftoj të mbështesni një qasje të tillë – për njeriun, për natyrën dhe për të gjitha krijesat.
Eman Rrahmani 1✔️
Afërdita Saramati 12✔️

koalicioniperfamiljen 129✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here