Saramati nderon trashëgiminë kulturore të familjes Gjurgjialo në Prizren

0
89

Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati, vizitoi familjen Gjurgjialo në Prizren, e cila ka ruajtur traditën e prodhimit të plisave që nga viti 1912.

Saramati ka thënë se familja Gjurgjialo ka vazhduar ruajtjen e kësaj tradite duke mishëruar artin dhe pasionin për këtë simbol të shqiptarëve.

Poashtu, Saramati tha se do të jemi zëri i atyre që kanë ruajtur dhe vazhdojnë të ruajnë traditat sociokulturore, duke i mbështetur për kultivimin e tyre edhe në të ardhmen.

Postimi i plotë i Saramatit:

Plisi, simbol i krenarisë kombëtare dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, është një ndër objektet më të njohura të identitetit tonë kombëtar. Në familjen Gjurgjialo në Prizren, kjo traditë është ruajtur e gjallë prej vitit 1912, duke mishëruar artin dhe pasionin për këtë simbol të shqiptarëve.

Familja Gjurgjialo nisi këtë rrugëtim të veçantë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke e kthyer artin e prodhimit të plisave në një pasuri kulturore të trashëgueshme. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, ata përdorin teknika tradicionale dhe materiale natyrale, si leshin e deleve, që lahet, përpunohet dhe formësohet me kujdes të veçantë. Ky proces jo vetëm që kërkon njohuri dhe përvojë të thellë, por edhe një dashuri të theksuar për identitetin tonë.

Gjatë vizitës sime, zonja Ergyle më la pa fjalë me pasionin dhe energjinë e saj. Ajo është shembull frymëzues i asaj që gratë shqiptare mund të arrijnë, kur angazhohen për të ruajtur dhe promovuar vlerat tona kombëtare. Familja Gjurgjialo na mëson se tradita dhe identiteti nuk janë vetëm për t’u ruajtur, por për t’u mbështetur dhe vlerësuar si një udhërrëfyes për të ardhmen tonë.

Eman Rrahmani 1✔️

Aferdita Saramati 12✔️

#koalicioniperfamiljen 129✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here