Saramati: Familja është themeli i shoqërisë dhe nuk guxon të tronditet nga propaganda

0
34

Afërdita Saramati, kandidate për deputete nga “Koalicioni për Familjen,” ka theksuar se familja është baza e fortë e shoqërisë dhe nuk mund të jetë e tronditur nga asnjë propagandë apo eksperiment social.

Ajo u shpreh se çdo tentativë për të minuar vlerat e familjes do të hasë në kundërshtimin e saj, duke siguruar që ky institucion themelor do të mbetet i paprekur. Saramati theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur dhe forcuar familjen, duke e konsideruar si një gur të çmuar të zhvillimit të shoqërisë.

Postimi i plotë i Saramatit:

Jo eksperimenteve me fëmijët tanë!

Familja është themeli i shoqërisë sonë, dhe asnjë propagandë apo eksperiment social nuk duhet të guxojë ta tronditë atë. Sot nuk jemi përballë një beteje idesh, por për një mbijetesë morale.

Ata që përpiqen të shkatërrojnë vlerat tona nuk kanë nevojë për shumicën, mjafton heshtja jonë. Ne, që besojmë te familja, traditat dhe dinjiteti i brezave që do të vijnë, nuk duhet të heshtim.

Koha është tani për të thënë: “Jo!” Jo deformimeve, jo çoroditjeve, jo përpjekjeve për të ndërtuar një shoqëri pa rrënjë dhe pa fytyrë! Familja jonë është thirrja jonë!

Eman Rrahmani 1✔️

Afërdita Beqaj Saramati 12✔️

#koalicionipërfamiljen 129✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here