Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati, së bashku me kandidatin për deputet Visar Korenica, zhvilluan një vizitë në Dragash, ku u pritën ngrohtësisht nga liderët e Bashkësisë Islame dhe kryetari Driton ef. Çengaj. Ata shpalosën angazhimin për mbrojtjen e vlerave familjare, të cilat u përshëndetën nga të pranishmit.
Pas këtij takimi, Saramati e Korenica u takuan me kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Emri Neshati, ku theksuan rëndësinë e trashëgimisë së dëshmorëve. Vizita përfundoi me një aktivitet në Shtëpinë e Kulturës në Brodosanë, ku qytetarët patën mundësinë të mësojnë më shumë për programin e Koalicionit për Familjen.
Postimi i plotë i Saramatit:
Kauza jonë për familjen, amaneti i dëshmorëve dhe mikpritja e jashtëzakonshme!
Sot bashkë me deputetin Visar Korenica dhe bashkëpunëorët e mi, ishim në Dragash, ku u pritëm ngrohtësisht nga liderët e Bashkësisë Islame të kësaj komune, të udhëhequr nga Driton ef. Çengaj.
Gjatë takimit, paraqitëm kauzën dhe angazhimin tonë për Koalicionin për Familjen, dhe kryetari Çengaj na uroi për iniciativën tonë në mbrojtjen e vlerave familjare.
Pas kësaj, patëm një bisedë me kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Emri Neshati, ku theksuam rëndësinë e mbrojtjes së vlerave familjare që na kanë lënë amanet dëshmorët.
Gjatë qëndrimit tonë në Dragash, vendosëm një stand informues të Koalicionit për Familjen në qendër të qytetit, ku patëm mundësinë të takohemi me qytetarët dhe t’i informojmë për kauzën tonë të përbashkët.
Përfundimisht, delegacioni ynë u prit me shumë entuziazëm nga banorët në Shtëpinë e Kulturës në Brodosanë. Atje, përveç prezantimit të programit tonë qeverisës, iu përgjigjëm edhe pyetjeve të shumta të banorëve, të cilët ishin të interesuar për të mësuar më shumë rreth kauzës së Koalicionit për Familjen.
Eman Rrahmani 1
Aferdita Beqaj Saramati 12