Afërdita Saramati, kandidate për deputete nga “Koalicioni për Familjen,” zhvilloi një takim me Filomena Laçi në Shatërvanin e Prizrenit.
Saramati tha se Filomena, është një mjeshtre e kultivimit të luleve, përfaqëson përkushtimin dhe artin e traditave tona.
Ajo theksoi rëndësinë e grave punëtore dhe kreative si themel i shoqërisë sonë dhe premtoi angazhimin e saj për t’i përfaqësuar ato dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke u bazuar në vlerat dhe trashëgiminë kulturore.
Postimi i plotë i Saramatit:
Zonja Filomena një thesar në zemrën e Shatërvanit
Në zemër të qytetit të vjetër, në Shatërvan, pata kënaqësinë të takoj zonjën Filomena Laçi, një thesar i rrallë i traditave dhe kulturës sonë. Kultivimi i luleve për të është më shumë se një profesion – është një art që reflekton përkushtimin dhe dashurinë për estetikën dhe trashëgiminë. Me duart e saj të arta, ajo krijon një harmoni që flet shumë për shpirtin e saj të pasur dhe vlerat që përfaqëson.
Biseda e shkurtër me të më bëri të kuptoj se këto gra punëtore dhe kreative janë gurët e themelit të shoqërisë sonë. Si kandidate për deputete, angazhohem të jem zëri i tyre dhe të punoj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në këto rrënjë të thella dhe vlera të çmuara.
Eman Rrahmani
Afërdita Saramati