Saramati: Do të bashkëpunojmë me institucionet fetare, janë çelësi për një shoqëri me vlera familjare

0
131

Kandidatja për deputete, Afërdita Saramati, së bashku me kandidaten Doruntina Kokollari, vizituan sot selinë e Bashkësisë Islame në Prizren, ku u mirëpritën nga znj. Mergime Kalanderi dhe ekipi i saj.

Diskutimet u përqendruan te vlerat familjare, fuqizimi i rolit të gruas dhe bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë. “Bashkëpunimi me institucionet fetare është kyç për ndërtimin e një shoqërie më të mirë me baza të forta familjare,” theksoi Saramati.

Postimi i plotë i Saramatit:

Bashkë me kandidatën për deputete nga Suhareka Doruntina Kokollari, u pritëm sot ngrohtësisht nga znj. Mergime Kalanderi, koordinatore e Departamentit të Gruas me bashkpunetoret e saj në selinë e Bashkësisë Islame në Prizren.

Biseduam për shumë çështje të rëndësishme si vlerat familjare, rolin e gruas në shoqëri dhe bashkëpunimin për një të ardhme më të mirë.

Personalisht u ndjeva e inspiruar nga pasioni i tyre për të ndihmuar komunitetin.

Si kandidatë për deputetë, ne besojmë se bashkëpunimi me institucionet fetare është thelbësor për të ndërtuar një shoqëri më të mirë që në bërthamë posedon vlerat familjare.

Eman Rrahmani 1✔️

Aferdita Saramati 12✔️

Doruntina Kokollari 24✔️

#koalicioniperfamiljen 129 ✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here