Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Afërdita Saramati, nga Kodra e Trimave theksoi angazhimin për mbrojtjen e vlerave të shenjta të familjes dhe ndërtimin e një të ardhmeje me drejtësi dhe përkushtim.
E mbështetur nga lideri Eman Rrahmani, ajo u zotua për rikthimin e fuqisë së familjes si themel i një shoqërie të drejtë dhe të shëndoshë.
Postimi i plotë i Saramatit:
Si kandidate për deputete nga Koalicioni për Familjen, jam krenare të jem zëri juaj, të mbroj vlerat e shenjta të familjes dhe të ndërtoj të ardhmen me drejtësi dhe përkushtim! Sot, nga Kodra e Trimave, në mbështetje të liderit tonë, Eman Rrahmanit, japim zotimin se bashkë do ta rikthejmë fuqinë e familjes si themel të një shoqërie të shëndoshë dhe të drejtë!
Eman Rrahmani 1
Aferdita Saramati 12