Saramati: 9 shkurti është dita jonë – le ta bëjmë të vlejë!

0
47

Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Afërdita Saramati, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal në ditën e zgjedhjeve, duke theksuar se fitorja është vetëm një hap larg dhe çdo votë është vendimtare.

Ajo ka apeluar tek qytetarët që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në vendimmarrje.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Ky është momenti ynë! Koalicioni për Familjen është vetëm një hap larg fitores, dhe ky hap varet nga ju. kjo do të thotë se çdo votë është vendimtare!

Nëse ju besoni në vlerat tona, në familjen si themel të shoqërisë, në një të ardhme me më shumë siguri dhe stabilitet, atëherë mos e lini vendimin në duart e të tjerëve! Nëse ne që besojmë në të njëjtat parime nuk dalim të votojmë, dikush tjetër do ta marrë vendimin për ne!

Dilni, votoni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! 9 shkurti është dita jonë – le ta bëjmë të vlejë!

Me vendosmëri dhe besim në Zot

Eman Rrahmani 1✔️

Aferdita Saramati 12✔️

#koalicioniperfamiljen 129✔️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here