Vullneti ka festuar sot ditëlindjen e tij, por siç ndodh shpesh, kjo ditë sjell ndjenja të përziera për të. Gjatë një bisede me Sarën, ai pranoi se ndjehet disi melankolik, shkruan 04 Online.
“Ndjehem çuditshëm,” tha ai, duke përmendur se dita e ditëlindjes është gjithmonë një përzierje emocionesh për të. “Është melankolike si ditë, për atë nuk më pëlqen dhe është e çuditshme se të gjithë thonë urime, ndërkohë je duke u plakur,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, Sara ndau reflektimet e saj për të ardhmen, duke treguar se gjithmonë kishte imagjinuar se në moshën 30-vjeçare do të ishte e martuar dhe me fëmijë.
Një bisedë që shpalos ndjenja të përbashkëta rreth kalimit të kohës dhe pritshmërive jetësore./04 Online