Sara kërkon nga Driloni që të shmang trekëndëshin me Anisën

0
95

Driloni dhe Sara janë distancuar nga banorët e tjerë teksa bashkë kanë biseduar për raportin e tyre.

Sara u shpreh tek Driloni se po e urren trekëndëshin që është formuar bashkë me Anisën dhe se këtë gjë nuk do ta tolerojë.

“Vazhdojnë e më pyesin për trekëndëshin me Anisën dhe mua më bezdis shumë kjo gjë. E urrej këtë gjënë me trekëndëshin. Të kam thënë që në fillim bëjë çka të dojë shpirti por këtë nuk e dua dhe as nuk dua që të diskutohet në ‘Prime’ kjo gjë”, u shpreh Sara.

Mes tjerash, Sara u shpreh se Driloni mund të bëjë çfarë të dojë vetëm se duhet të evitojë përfshirjen e saj në treshe.

“Ajo dëshiron vëmendje dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë dëshiron të bëjë. E di saktë se me çfarë qëllime është futur që nga fillimi. Ti bëjë çfarë të duash, ne nuk kemi asgjë dhe unë nuk dua të futem në këtë vorbullën e treshes e as të bëjë fjalë me dikë – është loja e saj dhe të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk dua të dal në ‘Prime’ si treshe”, u shpreh Sara.

Driloni, mes tjerash, deklaroi se flet me Anisën sikur me gjithë banorët e tjerë.

“Unë nuk kam asnjë lidhje më të (Anisën), flasë me të sikur me banorët e tjerë”, u shpreh Driloni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here