Sara Gjordeni zbulon një të fshehtë, ja në çka ishte kampione?

0
89

Ish-misi dhe moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit një fakt interesant nga e kaluara e saj që pak kush e dinte.

Në një postim në Instagram, Sara ka publikuar një fotografi të vajzës së saj Nea pranë një tavoline shahu – dhe pikërisht aty ka zbuluar edhe “zanatin” e saj të dikurshëm.

“Fakt interesant: a e dini se mami i Neas ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë, për rrethin e Beratit, në 6 vite?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.

Ndryshe nga imazhi që publiku ka për të si figurë televizive, Sara duket se e ka pasur një të kaluar si kampione në një sport që sfidon trurin – shahun.

Një fakt që e bën edhe më të veçantë figurën e saj publike dhe që ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here