Sara dhe Bardhi zbulojnë kuptimin e veçantë të emrit të vajzës

0
756

Artisti i njohur, Bardhi ka publikuar projektin e tij më të ri, “Çikës tem”, një këngë që tregon për vuajtjet dhe sfidat e tij në karrierë, si dhe problemet që e fejuara e tij, Sara Gjordeni, ka hasur gjatë shtatzënisë.

Teksti i këngës prek edhe pamundësitë financiare dhe zhgënjimin nga miqtë, duke përmendur fjalët “Dritë, më lanë pa lekë”.

Një detaj emocionues i këngës është njoftimi i emrit të vogëlushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Bardhi dhe Sara kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Nea.

Sara ka zbuluar kuptimin e veçantë të këtij emri, i cili vjen nga greqishtja e lashtë dhe simbolizon “dikë që mbetet gjithmonë i ri, në shpirt e pamje, dhe që vazhdimisht përmirëson veten”.

Gjithashtu, në fenë islame, Nea ka një tjetër kuptim të bukur, duke përfaqësuar “një dhuratë e frytshme, një person që sjell dritë dhe gëzim gjatë gjithë jetës”.

Kujtojmë se çifti u lidhën sa ishin brenda në shtëpinë e Big Brother Vip Albania3.

Lidhja e tyre u përcoll me shumë dinamika, duke nisur nga raporti që Sara kishte me ish menaxherin e Bardhit, Jetmir Agaj, e deri tek prishja e tyre.

Ani pse emri i Sarës mohohet të jetë mollë sherri mes atyre në këtë rast, publiku vazhdon t’i ketë pikëpyetjet e veta./Arbresh.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here