Santos shkarkohet nga Polonia pas humbjes ndaj Shqipërisë

0
229

Polonia ka shkarkuar zyrtarisht Fernano Santos nga posti i menaxherit të kombëtares, raporton Sinjali Sporti.

Humbja ndaj Shqipërisë rezultoi fatale për teknikun portugez, duke bërë që kombëtarja polake t’ia tregojë derën, duke e ndërprerë bashkëpunimin me të.

Ai drejtoi vetëm 6 ndeshje me Poloninë, duke fituar 3 dhe humbur 3 të tjera, më e fundit kjo ndaj Shqipërisë 2-0.

Polonia ndodhet e parafundit në tabelën e grupit E me 6 pikë të mbledhura dhe me gjasa minimale tani për kualifikim në Euro 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here