Tirana sot do të presë një nga samitet më të rëndësishëm ndërkombëtar, atë të Procesit të Berlinit.
Procesi i Berlinit do të zhvillohet për herë të parë në një vend jo anëtarë të BE.
Kryeministria shqiptare ka zbardhur agjendën e plotë për këtë samit, i cili do të nisë në orën 11:00 ditën e nesërme te Piramida, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku liderët evropianë do të priten nga kryeministri Edi Rama.
Më tej, Rama do të mbajë fjalën hapëse ku më pas do t’ia pasojë kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Fjalën në këtë samit do e mbajë më pas Presidentja e Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila ishte e para nga lideret që mbërriti në Tiranë.
Më tej fjalën do e ketë Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e ndërkohë me rëndësi do të jetë ora 17:45 ku do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes liderëve.
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samit, dhe sipas njoftimin të Kryeministrisë do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkruan Reporteri.net.
Samiti i Procesit të Berlinit pritet të përfundojë rreth orës 19:30 pas ceremonisë inaguruese të Piramidës.
Agjenda e plotë
11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”
11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
13:30 – Foto familjare
14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam
15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, She
Negociator
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Vendi: Piramida
18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
Video projeksion i Piramidës
Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
19:30 – Fundi i eventit.