Samiti i NATO-s në Tiranë, Haradinaj: Që Kosova të jetë aty, ta ndërrojmë Qeverinë më 2025

0
99

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për të arritur Kosova në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, duhet të ndërrohet Qeveria dhe të ketë angazhim të ngushtë më SHBA-në dhe NATO-n, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, është mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.

“Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”, ka shkruar Haradinaj mes tjerash në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here