Samir Selmani premton se do të ngre zërin për rikthimin e logos së vjetër të Prizrenit me vitin historik 1878

0
133

Samir Selmani, kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur zotimin e tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e historisë së qytetit, shkruan 04 Online.

Ai tha se logoja e vjetër e Prizrenit, në të cilën figuron edhe viti 1878, nuk është vetëm një shenjë identifikuese, por një simbol i fuqishëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i identitetit kombëtar.

“Si qytetar i këtij qyteti e si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit, e ndjej obligim moral që zërin tim ta përdor për ruajtjen e historisë sonë. Logoja e vjetër e Prizrenit, me vitin 1878, nuk është thjesht një shenjë, është simbol i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i identitetit tonë kombëtar.”, u shpreh Selmani.

Ai theksoi se më 12 tetor, nëse fiton besimin e qytetarëve, në Kuvend do të angazhohet fuqishëm për rikthimin e logos së vjetër që sipas tij e përfaqëson me dinjitet Prizrenin dhe trashëgiminë e tij historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here