Samir Elmazi kandidon për Kuvendin e Prizrenit nga Bashkimi Demokratik

0
215

Samir Elmazi, 38-vjeçari nga Prizreni, i kthyer nga SHBA për të mbështetur Zafir Berishën, është kandidat për Kuvendin Komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik.

Ai ka theksuar se qëllimi i tij është të jetë zëri i qytetarëve, duke mbrojtur interesat e tyre dhe duke punuar për një Prizren më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë. Elmazi garon me numrin 26.

Njoftimi i plotë i Samir Elmazit

Të dashur qytetarë të Prizrenit

Unë, SAMIR ELMAZI, banor i qytetit të Prizrenit, 38 vjeç, i martuar, baba i dy djemve dhe një vajze, kam marrë iniciativën me dëshirë, vullnet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj qytetit tonë, për të kandiduar për Asamblenë Komunale në radhët e BASHKIMIT DEMOKRATIK TË PRIZRENIT me kandidatin për kryetar komune, z. ZAFIR BERISHA , në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Qëllimi im është i qartë të jem zëri i qytetarëve, të mbroj interesat e tyre dhe të punoj për një Prizren më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë për shqetësimet tuaja për zhvillimin e çdo lagjeje, fshati dhe familjeje në këtë qytet të bukur.

Qëllimi im është qartësisht më shumë humanitar sesa politik, duke shprehur gatishmërinë time për të kontribuar me 20 vjet përvojë dhe eksperiencën rrespektivisht në drejtësi dhe siguri dhe për bashkim, ku tani jam pjesë e strukturës së BASHKIMIT DEMOKRATIK për një Prizren të bukur, të sigurt dhe të bashkuar, duke pasur parasysh se në Republikën e Kosovës, anëtari i asamblesë komunale ka një rol shumë të rëndësishëm në qeverisjen lokale.

Ku detyrat dhe përgjegjësitë përcaktohen nga Ligji për Vetëqeverisjen Lokale (Nr. 03/L-040) dhe rregulloret përkatëse komunale.

Ku unë jam i bindur që jam kandidat me përgjegjësi të lart morale dhe profesionale me përvoja kombëtare dhe ndërkombetare për të pranur keto përgjegjësi si në vijim ;

1. Përfaqësimi i qytetarëve

2. Mirëqenia e komuniteteve aktive

3. Mbikëqyrja e ekzekutivit komunal

4. Pjesëmarrja në komision

5. Pjesëmarrja në diskutim

6. Përkujdesja për transparencë

7.Siguron që qytetarët të informohen për vendimet dhe aktivitetet e kuvendit etj…

Gjatë fushatës elektoriale me Bashkimin Demoktratik për Prizrenin do të paraqesim programin tonë.

Premtoj, se do të jem zëri më i fortë për Prizrenin historik, ku ky qytet përfaqëson Kosovën dhe trojet shqiptare në të gjithë botën për kultur dhe trashëgiminë e veqant antike.

Votoni për të drejtën tuaj për me të mirët dhe shfrytezoni të drejtën tuaj të votes sipas ligjit.

Unë e dhashë mundesin të jem zëri shumë i fuqishëm në Komunën e Prizrenit ashtu siq isha gjithëmon si në Tiran, Shkup, Ulqin, Preshev, Vjenë, Londer dhe SHBA-së. Me mbështet të jam zyrtarisht zëri juaj.

Zëri i çdo qytetari që nuk është ndëgjuar asnjëhere të cilët jetojn përkohësisht jasht Prizrenit.

Zëri i qytetarëve që për arsye të ndryshme qoftë objektive apo subjektive nuk është ndëgjuar asnjëhere.

Zëri i çdo banori të Prizrenit qoft i përkoshëm apo i përhershëm qoft vizitor apo inevestitor për të ardhmën më të mirë, të sigurt dhe të drejtë.

Me mbështetjen tuaj për zërin tuaj

Nr. 26

Na prift e mbara

Me rrespekt Samiri

Kandidat për Asamble Komunale në Prizren Nr. 26

BASHKË NGA PRIZRENI PËR PRIZRENIN! #BDiPrizrenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here