Sami Mazreku jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në BKS

0
153

Sami Mazreku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mazreku ka treguar arsyet që e kanë shtyrë drejt marrjes së këtij vendimi.

“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar Mazreku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here