Sallauka: Mbështetje e jashtëzakonshme për Artan Abrashin në Prizren

0
256

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LVV, Dëbora Sallauka, ka thënë se prezantimi i listës fituese në Parkun e Qytetit dëshmoi mbështetjen e madhe për kandidatin për kryetar, Artan Abrashin, shkruan 04 Online.

Ajo u shpreh mirënjohëse për përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se më 12 tetor kjo përkrahje do të kurorëzohet me një fitore historike për Prizrenin.

Postimi i plotë i Dëbora Sallaukës

Sonte, në Parkun e Qytetit në Prizren, u bë prezantimi i listës fituese për Kuvendin Komunal, një ekip i përbërë nga kandidatët më të mirë që do të jenë zëri i qytetarëve.

Atmosfera e mbrëmjes tregoi qartë mbështetjen e jashtëzakonshme për kandidatin për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, i cili është zotuar të punojë çdo ditë të vitit për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të tij.

Prizrenas të dashur, faleminderit për këtë përkrahje të madhe. Më 12 tetor do ta kurorëzojmë së bashku fitoren më të thellë në historinë politike të pasluftës në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here