Salidin Rama shkëlqen në turneun e tenisit për grupmoshat e reja me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

0
535

Salidin Rama i klubit të tenisit “Prizreni” vazhdon të shkëlqejë në garat vendore.

Talenti nga Prizreni po shihet si e ardhmja e këtij sporti në Prizren dhe jo vetëm.

Këtë vikend është mbajtur turneu i tenisiti për grupmoshat e reja me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me ç’rast tenisti nga Prizreni në kategorinë U-18 ka arritur të kurorëzohet me titullin e më të mirit të këtij turneu.

Poashtu, nga KT “Prizreni” në kategorinë U-10 ka dalë fitues, Lina Redza, teksa Amar Jusufi, Dejlla Bajrami, Meldina Mislimi dhe Ervin Doli janë spikatur për paraqitje të shkëlqyeshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here