Mohammed Salah e ka shprehur pasigurinë e tij në lidhje me atë se a do të qëndrojë në Liverpool ose jo.
Egjiptiani, që prej ardhjes në “Anfield Road” është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë, por kjo siç duket nuk po e bind të rinovojë.
Futbollisti, në një prononcim për Daily Mail, ka thënë se fansat e dinë se cila është dëshira e tij, por nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë me “Të Kuqtë” për disa arsye të tjera.
“Fansat e dinë se çka dua unë, por kontrata nuk është gjithçka te paratë. Nuk e di, nuk mund të ju tregoj saktësisht. E kam edhe një vit kontratë dhe fansat e dinë se çka dua unë”, u shpreh lojtari, transmeton lajmi.net.
29-vjeçari tutje shtoi se do të jetë e vështirë të largohet nga Liverpooli, kurdo që kjo gjë do të ndodhë.
“Do të jetë një moment i vështirë. Të luash në një atmosferë të këtillë dhe t’i shohësh fansat pas vetes…Unë kam edhe banerë në stadium dhe ata (fansat) gjithnjë këndojnë për mua”, përfundoi ai.