Salah drejt largimit nga Liverpooli, PSG në pole-position

0
39

Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “Të Kuqtë”, shkruan 04 Online.

PSG shihet si favoriti kryesor për ta transferuar egjiptianin, duke e parë atë si zëvendësuesin ideal të Kylian Mbappés. Parisienët kanë ndjekur nga afër situatën e tij dhe tashmë raportohet se kanë arritur ta bindin për një transferim në “Parc des Princes”.

Liverpooli ka tentuar disa herë ta mbajë sulmuesin 31-vjeçar, por pa sukses. Edhe klubet saudite kanë ofruar shuma të mëdha, por Salah duket se dëshiron të vazhdojë karrierën në Europë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here