Sagdani: Zona Ekonomike e Prizrenit do të funksionalizohet me AAK-në në pushtet

0
31

Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga AAK, Hasan Sagdani, ka kritikuar qeverisjet e kaluara për mosfunksionalizimin e Zonës Ekonomike, e cila ishte planifikuar më shumë se 10 vite më parë me 80 hektarë tokë. Ai tha se kjo zonë do të duhej të ishte qendra e zhvillimit industrial, por ka mbetur vetëm në letër, shkruan 04 Online.

Ai premtoi se me ardhjen e AAK-së në pushtet lokal, me Besnik Krasniqin kryetar, kjo padrejtësi do të marrë fund dhe Zona Ekonomike do të vihet në funksion.

Postimi i plotë i Hasan Sagdanit

174✅ 8✅

Zona Ekonomike e Prizrenit – një dekadë premtime të pambajtura, me ardhjen e AAK-së në pushtet do të funksionalizohet

Prej më shumë se 10 vitesh, qindra biznese të Prizrenit kanë kërkuar funksionalizimin e Zonës Ekonomike, por fatkeqësisht kjo kërkesë legjitime ka mbetur vetëm në letër. Edhe pse dikur u ndanë 80 hektarë tokë për ndërtimin e “Parkut të Biznesit”, deri sot nuk është bërë asgjë konkrete për t’ia dhënë qytetit një qendër moderne të zhvillimit industrial.

Ndërkohë që qytetet tjera të Kosovës kanë avancuar me zonat e tyre industriale, Prizreni vazhdon të mbetet prapa. Kjo është dëshmi e qartë e paaftësisë dhe e mungesës së vizionit të qeverisjeve të kaluara lokale, të cilat nuk arritën ta shndërrojnë këtë mundësi në një realitet që do t’u shërbente bizneseve dhe qytetarëve.

Funksionalizimi i kësaj zone nuk është vetëm çështje infrastrukture – është çështje e drejtësisë ekonomike për komunitetin tonë. Bizneset e Prizrenit meritojnë mbështetje, sepse aty krijohen vendet e reja të punës dhe aty ndërtohet mirëqenia e qytetit.

Me ardhjen e AAK-së në pushtetin lokal me kryetar Besnik Krasniqi, kjo padrejtësi do të marrë fund. Si kuvendar i ardhshëm, do ta ngre zërin në Kuvend dhe kudo tjetër, duke kërkuar me ngulm që Zona Ekonomike të funksionalizohet sa më shpejt. Vetëm kështu, Prizreni do të ketë një bazë të fortë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Shkurt, thjesht pa pallavra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here