Kandidati i AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Hasan Sagdani, ka deklaruar se së bashku me kandidatin për kryetar të qytetit, Besnik Krasniqin, janë të vendosur për të sjellë një qeverisje të re, moderne dhe transparente, shkruan 04 Online.
Sagdani theksoi se Prizreni nuk mund të mbetet peng i korrupsionit dhe keqmenaxhimit, duke nënvizuar rëndësinë e një administrate që punon me përgjegjësi e ndershmëri për qytetarin.
“Prizreni ka nevojë për një qeverisje që dëgjon, vepron dhe i shërben të gjithëve. Vizion ynë është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, mbështetja e bizneseve vendore dhe krijimi i hapësirave për investime të reja. Kështu do t’u japim mundësi gjeneratave të reja të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, pa pasur nevojë të largohen”, tha Sagdani.
Ai shtoi se me Besnik Krasniqin në krye të komunës, qytetarët e Prizrenit do të kenë një administratë më të drejtë, më moderne dhe me perspektivë zhvillimi.