Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hasan Sagdani, ka kritikuar qeverisjet e kaluara komunale për mungesë të rezultateve konkrete, duke thënë se qytetarët janë lodhur nga premtimet boshe, shkruan 04 Online.
“Kohën e Ramadan Mujës, Prizreni dëgjoi shumë premtime e pak punë. Rrugët u hapën e u lanë përgjysmë, kanalizimi mbeti problem, uji me orar.
Mytaher Haskuka premtoi ndryshim, por ndryshoi vetëm slogani.
Shaqir Totaj erdhi me premtime për ndryshim, por qyteti po përballet me të njëjtat probleme – ujë, kanalizim, asfalt.”
Sagdani theksoi se për dy dekada, Prizreni ka dëgjuar premtime nga të gjitha qeverisjet, por asnjëra nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e ujit, kanalizimit dhe infrastrukturës.
“Qytetarët kanë pritur rezultate, jo justifikime. Koha po kalon, por ndryshimi s’po shihet. As parkingje nëntokësore, as projekte të mëdha – vetëm premtime që mbetën në ajër,” – shtoi ai.