Sadik Memaj jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së në Korishë, kundërshton mënyrën e vendimmarrjes në Degën e Prizrenit

0
561

Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës, si dhe nga funksionet e anëtarit të Kryesisë dhe Komisionit të Shëndetësisë, pas 25 vitesh angazhim, shkruan 04 Online.

Ai ka bërë të ditur se vendimi vjen si reagim ndaj, siç tha, mënyrës së papranueshme të vendimmarrjes dhe mungesës së konsultimit me anëtarësinë brenda Degës së LDK-së në Prizren.

Njoftimi i plotë i Sadik Memaj

Pas 25 viteve angazhim të pandërprerë dhe pune të përkushtuar, njoftoj opinionin publik se jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të një ndër Nëndegës më të madhe në Prizren, si dhe nga funksionet e Anëtarit të Kryesisë dhe Anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë,si reagim i drejtpërdrejtë ndaj mënyrës së papranueshme të vendimmarrjes brenda Degës.

Nëndega që kam udhëhequr ka qenë shtyllë e angazhimit politik dhe organizativ në Prizren. Megjithatë, vendimet e fundit janë marrë në mënyrë të njëanshme, pa konsultim me anëtarësinë dhe strukturat, duke shkelur parimet bazë të demokracisë së brendshme dhe duke minuar besimin e aktivistëve dhe mbështetësve.

Në koordinim me anëtarësinë, kam marrë vendim për ndërprerjen e angazhimeve dhe dorëheqjen nga pozitat që përmenda, deri në largimin e strukturës aktuale në Degë.

Kjo dorëheqje nuk është akt personal dhe as largim nga partia, por një akt politik kundërshtimi ndaj centralizimit të vendimmarrjes, mungesës së transparencës dhe injorimit të zërit të bazës. Nuk mund të jem pjesë e një organizimi ku vota, kontributi dhe angazhimi shumëvjeçar trajtohen si të parëndësishme.

Ky vendim është marrë në emër të parimit, të përgjegjësisë politike dhe të respektit ndaj qytetarëve që kanë besuar dhe kanë kontribuar. Ky është një mesazh i qartë se strukturat nuk mund të anashkalohen pa pasoja politike.

Dr. Sadik Memaj

Prizren

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=2729470747418159&id=100010657806047&rdid=URPaTUU6ke2EGcDN#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here