Sadik Ferati, trajneri i Klubit të Mundjes “Kolosi” në Prizren, është shndërruar në figurë qendrore të suksesit në këtë sport në qytet. Me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe punë të palodhur, ai ka arritur të ngjallë një frymë të re te të rinjtë dhe ta kthejë mundjen në një nga sportet më të suksesshme të momentit në regjion, shkruan 04 Online.
Nën udhëheqjen e tij, talentët e ri prizrenas kanë sjellë dhjetëra medalje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar se me punë profesionale dhe vizion të qartë, sukseset janë të paevitueshme.
Ferati nuk po ndërton vetëm kampionë, ai po ndërton një brez të ri sportistësh me karakter, disiplinë dhe pasion për sportin. E ardhmja duket premtuese, dhe shumë të tjera medalje pritet të vijnë nga djemtë dhe vajzat që stërviten çdo ditë nën kujdesin e tij.
Sadik Ferati është më shumë se një trajner, ai është inspirim, shembull dhe udhërrëfyes për një Prizren sportiv dhe fitues./04 Online