Sa vlen terapia me rreze Infra të kuqe?

0
102

Trendi i përkujdesjes së lëkurës me rreze infra të kuqe është rritur në klinikat që e ofrojnë dhe akoma më e kërkuar është bërë nga klientët.

E njohur zyrtarisht me termin fotobiomodulim, mjekët në fund të viteve 60-të zbuluan se gjatësia e rrezeve infra të kuqe përshpejton rritjen e flokëve. Por, studimet e mëvonshme zbuluan gjithashtu se ato shërojnë në një kohë më të shpejtë plagët e shkaktuara nga ndërhyrjet plastike, ka konfirmuar Dr. Prem Tripathi, kirurg plastik në Kaliforni.

Është një terapi që mund të bëhet edhe në shtëpi për flokët, por pajisjet RLT janë disi të kushtueshme ndaj si zgjidhje mund të ishte frekuentimi i klinikave të specializuara. Ato janë rritur në popullaritet si një mënyrë jo- invazive për reduktimin e rrudhave, shërimin e akneve dhe përmirësimin e tonit të lëkurës.

Si funksionon?

Drita e kuqe LED synon të prekë qelizat në lëkurë të quajtura fibroblaste, të cilat janë thelbësore për prodhimin e kolagjenit. Kjo proteinë i jep lëkurës pamje rinore dhe elastike. Pajisjet kanë një gjatësi vale prej rreth 630 nm, e cila arrin në disa milimetra në sipërfaqen e lëkurës. Kjo rigjeneron pjesët e dëmtuara të skalpit dhe zgjat më shpejt flokët.

Kujdes, përpara se ta provoni këtë procedurë, me patjetër duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog për të mos përjetuar efekte që nuk do i dëshironit.

A ofron terapia me drita të kuqe ndonjë përfitim shëndetësor përtej kujdesit të lëkurës?

Për shkak se RLT qetëson inflamacionin, mund të ndihmojë në luftimin e dhimbjes së muskujve. Disa kërkime mbi këtë pajisje rezultojnë se procesi i përftuar prej saj ndihmon edhe për një gjum të mirë pasi stimulon prodhimin e melatoninës në trup.

Madje këtë verë, studiuesit në Universitetin e Notre Dame krijuan një pajisje LED me valë që shpresojnë se një ditë do të jetë në gjendje të trajtojë kanceret e rrezikshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here