Sa udhëtuan kosovarët pas liberalizimit të vizave?

0
117

Pas shumë premtimeve, pritjeve e hapje të shampanjave, në janar të vitit 2024, kosovarët udhëtuan në Evropë pa viza.

1 janari i vitit të kaluar, do të hyjë në historinë e vendit si dita kur qytetarëve të Kosovës u hapën dyert për udhëtim të lirë.

Kështu tash e një vit janë ndërprerë pritjet e gjata para ambasadave.

E këtë të drejtë e shfrytëzuan shumë qytetarë.

“Një herë tash është hera e dytë, që shkoj. Shumë e mirë mos me shku me prit në radhë atje, nëpër ambasada, shumë e mirë është”, thotë Qamil Musa – qytetar.

“Një herë e kam shfrytëzuar. Mendoj që kjo ju ka munguar kosovarëve dhe është realizuar, kjo është e mirë për ne që kemi fëmijët tanë atje”, shprehet qytetari Agim Regjepi.
E numri i udhëtarëve që lëvizën nga Kosova për në vendet e Bashkimi Evropian u rrit edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Qysh nga janari i këtij viti, kemi filluar me një rritje të numrit të udhëtarëve, duke pasur parasysh lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Vitin 2023 e kemi përmbyllur një vit prej 3.4 milionë në vitin 2023 ndërkaq tani kemi arritur një arritje historike për aeroportin e Prishtinës ku për herë të parë kemi arritur edhe udhëtarin e 4 milionët”, thotë Valentina Gara, zëdhënse e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e këtij aeroporti tregon se cilat kanë qenë destinacionet me të frekuentuara.

“Ndërkaq sa i përket destinacioneve me të vizituara, akoma Zvicra mbetet destinacioni me më së shumti udhëtar, pastaj pasohet Gjermani, Turqia, Austria e kështu me radhë”, thotë Gara.
Përveç me aeroplanë, qytetarët e Kosovës lëvizen edhe me autobusë.

“Pas liberalizimit të vizave kemi pasur një fluks të madh të udhëtarëve pastaj kemi pasur edhe gjatë sezonës së verës një fluks të madh të udhëtarëve të cilët kanë shkuar edhe për pushime tash edhe gjatë gjashtë mujorit të dytë kemi një fluks të jashtëzakonshme të udhëtarëve e mira e kësaj është që liberalizimin e vizave po e shfrytëzojnë për nevoja të vizitave nevoja turistike dhe po shfrytësojnë me afat të rregullt dhe po kthehen brenda afateve kohore”, shprehet Elvis Reçica përfaqësues i kompanisë turistike.

Por cilat mosha shprehen më shumë interesim për udhëtim në Evropë?

“Fillimisht në tre mujorin e parë kanë shprehur dëshirë më shumë grup moshat që janë më të moshuara, pastaj me sezonin e verës kanë filluar edhe gjeneratat e reja duke ndjekur pushimet që janë në vendet evropiane”, tregon ai.

Kujtojmë që në muajin prill të vitit 2024, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, gjë e cila u kundërshtua nga institucionet në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here