Strategjitë e Juventus për merkaton sillen rreth një liste që mban 25 emra lojtarësh. Mediat në Itali theksojnë se pjesë e kësaj liste janë disa nga emrat më të mirë të momentit në futbollin europian.
Një prej tyre padyshim është Antonio Rudiger, kontrata e të cilit me Chelsean është drejt përfundimit. Mundësia për të nënshkruar me një prej mbrojtësve më të mirë në Europë e magjeps “Zonjën e Vjetër”, por me gjermanin ka për ta pasur punën pak të vështirë, kjo pasi në garë për të janë edhe Real Madrid e Bayern Munich.
Një tjetër lojtar që Juve dëshiron ta marrë nga “shtëpia e bluve” është Emerson Palmieri, i cili aktualisht është i huazuar te Lyoni.
Më pas në listën e Juventus janë edhe Nicolo Zaniolo i Romës si dhe Davide Frattesi, i cili aktualisht luan për Sassuolon, megjithatë do të jetë merkato e ardhshme që do të zbulojë nëse Juve do ia dalë të forcohet me këta dhe emra të tjerë./SS