Stilimi dhe modelimi i flokëve është një proces shumë personal megjithatë të gjithë njerëzit duhet t’i presin flokët.
Prerja e tyre mund të jetë e rregullt, madje disa herë në vit në mënyrë që të hiqni flokët e këqinj e të mund t’i jepni jetë atyre të rinjve.
Nëse do të pyesnim një ekspert do të thoshte se të paktën një herë në 2 muaj duhet të bëni një vizitë tek floktari juaj.
Në këtë mënyrë do të arrini të hiqni të gjithë majat e këqija nga koka juaj.
Por edhe këtu disa lloje floku e modelesh mund të bëjnë përjashtim.
Pra, sa herë në vit duhet t’i prisni flokët realisht?
Rregulli i përgjithshëm
Siç treguam dhe më lart ku vjen puna tek flokët nuk ka një përgjigje universal për të gjithë njerëzit.
Dy faktorë kyç që duhet të merrni parasysh në këtë proces janë: nëse po arrini rezultatin e dëshiruar dhe a janë flokët tuaj shumë të dëmtuar.
Pasi t’i jepni përgjigje të dy këtyre pyetjeve, fokusohuni në modelin e flokëve që keni.
Flokët e shkurtër
Ekspertët rekomandojnë prerjen e flokëve të shkurtër çdo 3 apo 7 javë në varësi të rritjes së tyre.
Sipas floktarëve, prerja e flokëve me modele specifike e shumë të shkurtra kërkon shumë mirëmbajtje ndaj do të duhet t’i shkurtoni ato çdo 3 javë.
Edhe nëse nuk jeni shumë të dhënë pas tyre, por dëshironi të mbani gjatësinë e fillimit kjo kohë mund të zgjatet deri në 4-5 javë.
Flokët e gjatë
Për flokët e gjatë e sidomos ato poshtë shpatullave, prerja mund të shtyhet çdo tre muaj.
Kjo sigurisht edhe në varësi të flokëve që ju keni dhe intensitetin të rritjes së tyre apo gjendjes nga dëmtimet.
Personat me flokë të gjatë duhet të kenë në mendje që flokët e gjatë janë të vjetër e për këtë arsye është më e thjeshtë që të dëmtohen apo këputen.
Për këtë arsye flokët e gjatë janë zakonisht më të dëmtuar në maja.
Flokët kaçurrela
Flokët kaçurrela shpesh ndër më të vështirët për tu menaxhuar.
Megjithatë ekspertët sugjerojnë që t’i prisni çdo 12 javë nëse keni flokë me onde.
Flokët me kaçurrela shumë të dendur nga ana tjetër mund të kenë një kohë më të vonë për tu prerë nëse nuk i shikoni të dëmtuar.
Flokët e dëmtuar
Nëse keni flokë shumë të dëmtuar, që bien e kanë tendencë të këputen kini kujdes që t’i prini flokët tuaj çdo tetë javë.
Prisni vetëm majat në mënyrë që të largoni flokët e djegur e t’i jepni jetë atyre të rinjve.