Aktiviteti fizik në palestër është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Sigurisht, pas palestrës gjëja e parë që bëjmë është dushi për të larguar nga trupi djersën dhe çdo papastërti.
Por, mos harroni që nuk është vetëm trupi që ka nevojë të pastrohet nga bakteret. Edhe rrobat kanë nevojë të lahen pas aktivitetit fizik. Nëse nuk i lani, djersa juaj do të ngjitet në rroba dhe do të jetë një terren ushqyes për bakteret dhe kjo mund të çojë në infeksionin maja ose probleme të tjera si puçrra në fytyrë etj.
Sa shpesh duhet të lahen rrobat e palestrës?
Sipas ekspertëve, rrobat duhen larë çdo herë që bëni palestër, pa përjashtim. Kur djersitni gjendrat e djersës lirojnë proteinat e lipidet dhe bakteret që jetojnë në lëkurën tuaj ushqehen me ato lipide dhe veprojnë tek proteinat për të liruar erën e keqe. Nëse nuk i lani rrobat e palestrës pas çdo stërvitjeje, mund të ndryshojnë nivelet e pH-së në vaginën tuaj. Kjo mund t’ju bëjë më të prirur ndaj infeksioneve maja, infeksioneve bakteriale dhe komplikimeve të tjera që nuk mund të jenë shumë të sikletshme. Përsa i përket këpucëve mund të shkojnë pa larë për rreth një muaj.
Çfarë detergjentësh duhet të përdor kur laj rrobat e palestrës?
Kur lani rrobat e palestrës, mos zgjidhni detergjentë me aromë, pasi ato mund të shkaktojnë acarim të lëkurës për shkak të ndryshimit të pH të vaginës.
Çfarë procesi duhet të përdor për larjen e rrobave të palestrës?
Mirë do të ishte që rrobat e palestrës të laheshin në një cikël “agresiv” për të larguar djersën dhe erën e keqe, por kjo mund t’i vjetërsojë rrobat dhe t’ju detyrojë t’i ndërroni shumë shpesh. Sipas një studimi në Shoqërinë Amerikane për Mikrobiologji, veshjet me materiale poliesteri janë veçanërisht të prirura për erërat e këqija, kështu që ato rroba kërkojnë një cikël veçanërisht të fortë. Megjithatë, zgjidhja më e mirë është të kontrolloni etiketën dhe të ndiqni udhëzimet për çdo artikull të veçantë të veshjeve, pasi kërkesat mund të ndryshojnë në bazë të materialit.
Sa shpesh duhet t’i ndërroj rrobat e palestrës?
çorapet: çdo tre deri në katër muaj;
reçipetat sportive: çdo katër deri në gjashtë muaj
streçet, tutat: çdo gjashtë deri në 12 muaj
bluzën: çdo vit
këpucët: çdo gjashtë muaj (nëse jeni duke u ushtruar rregullisht)
Një tregues i mirë nëse është koha për të hedhur një artikull është gjithashtu era që mban. Nëse pas larjes, era nuk është zhdukur, mund të jetë koha për të blerë disa veshje të reja për palestër.
A ndikon djersa ime në kohëzgjatjen e veshjeve të palestrës?
Sipas një studimi në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, personat që djersiten shumë kanë gjasa të zhvillojnë acarime dhe infeksione të lëkurës dhe duhet t’i ndërrojnë rrobat më shpesh.