Sa orë gjumë duhet të bëjnë të moshuarit

0
124

Ndryshe nga bindja e përhapur se, me plakjen, nevojiten më pak orë gjumë, gjumi mbetet një shtyllë kyçe e shëndetit dhe mirëqenies edhe pas moshës 60 vjeç.

Me kalimin e viteve, ora biologjike ndryshon, gjumi bëhet më i lehtë dhe më i ndërprerë, gjumi i thellë zvogëlohet, ndërsa zgjimet gjatë natës ose periudhat e zgjatura të zgjimit shtohen.

Si shpjegon Dr. Marc Rey, neurolog dhe president i Institutit Francez të Gjumit dhe Zgjimit, kjo ndodh sepse truri me moshën nuk fle në mënyrë të barabartë, pasi disa zona të tij mbeten aktive për të përpunuar informacione të rëndësishme.

Gjumi përbëhet nga cikle 90-minutëshe, dhe në fund të çdo cikli, njerëzit përjetojnë një zgjim të shkurtër ose më intensiv. Në pleqëri, këto zgjime zgjaten më shumë, duke u bërë më të dukshme.

Sa orë gjumë nevojiten tek të moshuarit?
Sipas Dr. Rey, të moshuarit kanë ende nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë natën për të siguruar rikuperimin e duhur të trupit.

Në mënyrë më specifike, ai rekomandon që njerëzit nga 60 deri në 64 vjeç të flenë midis 7 dhe 9 orësh, ndërsa ata mbi 65 vjeç nga 7 deri në 8 orë. Megjithatë, nevojat individuale ndryshojnë, dhe më e rëndësishmja është të ndiheni të pushuar kur zgjoheni.

Në lidhje me faktorët që ndikojnë në cilësinë e gjumit tek të moshuarit, si problemet shëndetësore, dhimbjet, çrregullimet e prostatës tek burrat, apo afshe të nxehta dhe djersitjet natën tek gratë.

Dr. Rey rekomandon një dremitje të shkurtër (siestë) prej deri në 20 minutash, në orarin e drekës që të mos ndikojë në gjumin e natës. Gjithashtu, mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm mbetet thelbësore për një gjumë cilësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here