Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024, fitore që e ka dërguar në vendin e parë.
Në një grup me ekipe si Republika Çeke dhe Polonia, për Shqipërinë dukej i vështirë kualifikimin për Euro 2024, por me grupin që kishte, nuk kishte asnjë dyshim që djelmoshat kuqezi do të provonin gjasat.
Ardhja e Sylvinhos i përzgjedhës duket se ndryshoi atmosferën në ekipin kombëtar, që me Edi Reyan dhe formacionin e tij 5-3-2, dukej që ishte e keqe.
Ardhje të reja, frymë e re dhe strategji e re nga braziliani bën që Shqipëria të luajë më bindshëm, më fuqishëm dhe më me dëshirë.
Edhe pse humbën ndeshjen e parë ndaj Polonisë si mysafir 1-0, kuqezinjtë nuk ishin aspak inferior dhe luajtën si të barabartë.
Pas kësaj ndeshje ndeshjet e qershorit, ku erdhën dy fitore radhazi, ndaj Moldavisë fillimisht me rezultat 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.
Ndeshja e dytë ishte ndaj Ishujve Faroe ku Shqipëria fitoi si mysafir me rezultat 3-1 me golat e Nedim Bajramit, Kristjan Asallanit dhe Ernest Muçit.
Tash në ndeshjet e muajit shtator Shqipëria mori katër pikë ndaj dy rivalëve direkt.
Fillimisht barazoi ndaj Çekisë si mysafir me rezultat 1-1 me golin e shënuar nga Nedim Bajrami, pastaj sot fitoi me rezultat 2-0 ndaj Polonisë.
Golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut i dhanë Shqipërisë fitoren e tretë në grupe.
Shqipëria aktualisht ka 10 pikë, me tri fitore, një barazim dhe një humbje, që e bën lider të grupit.
Pas tyre vjen Republika Çeke që ka arritur të tubojë 8 pikë deri më tani, por ka një ndeshje më pak se sa Shqipëria.
Moldavia është e treta me 8 pikë po ashtu, ndërsa Polonia ka 6 pikë. Të fundit me një pikë janë Ishujt Faroe./Telegrafi